Showbiz

Rita Ora me një rol të ri filmik

Ylli amerikan i muzikës, Brady dhe këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, i janë bashkuar kastës së aktorëve të filmit të ardhshëm muzikor, “The Pocketwatch”, projekt ky që është vazhdim i megahitit “Descendants”.

Brandy do të rikthehet në rolin e Cinderellas, të cilën për herë të parë e kishte portretizuar në filmin ikonik të vitit 1997 të realizuar nga “Disney”. Ajo është një grua elegante, e ngrohtë, zemërgjerë dhe diplomatike.

Kurse, Rita do ta portretizojë karakterin e ligë të përrallave, Queen of Hearts e cila është tiranike, e fshehtë, dhe e cila sundon mbi mbretërinë e Botës së Çudirave me një grusht të hekurt.

Dy këngëtaret dhe aktoret i bashkohen kastës të paralajmëruar më herët të përbërë nga, China Anne McClain, Kylie Cantrall dhe Dara Reneé.

Filmat “Descendants” shpalosnin një mitologji të imagjinar të dy tokave të reja, Auradon dhe Ishulli i Humbur, që janë vendlindjet e pasardhësve adoleshentë të personazheve më ikonik të Disneyt. Sipas studios së njohur, filmi i ardhshëm “The Pocketwatch” rikthehet në këto vende dhe gjithashtu e dërgon audiencën në territorin armiqësor të botës së çudirave, një vend magjik dhe misterioz, që u bë i famshëm nga projektet “Alice in Wonderland”.

Ende nuk ka datë të konfirmuar të lansimit të filmit “The Pocketwatch” nëpër kinema.