Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur të vishet si Lisle Von Rhuman, personazhe e filmit “Death Becomes Her”, për nder të “Natës së Shtrigave”.
Ajo publikoi në Instagram të dielën pamje të dukjes së saj, gjersa për fansat bëri edhe një shfaqje të shkurtër në rolin e aktores Isabella Rossellini.
“Shpresoj që po kaloni një fundjavë të bukur e mos harroni të pini me masë”, shkroi Rita në Instagram.
Se si do të duket për “Halloween” ka treguar edhe Kim Kardashian.
Artikuj të ngjashëm