Rita Ora i është bashkuar shumë artistëve në mbarë botën të cilët po luten për Ukrainën dhe popullin e saj.
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore ka ndarë në llogaritë e saj në rrjetet sociale një fotografi të flamurit ukrainas, derisa nuk ka shkruar asgjë, vetëm ka vendosur duart që luten, në shenjë solidarizimi.
Rusia ka nisur në orët e para të së enjtes sulmet e para ushtarake ndaj Ukrainës, derisa gradualisht po depërton në territorin e këtij shteti.
Shumë qytetarë ukrainas janë parë duke u larguar nga vendi i tyre, me kolona të gjata nëpër rrugët kryesore që çojnë në vende të tjera të Evropës.
?
Posted by Rita Ora on Thursday, February 24, 2022
Artikuj të ngjashëm