Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora e hapi Kampionatin Botëror të Rugbyt me një performancë fantastike

Nëse diçka është e zakonshme për Rita Orën, është se ajo vazhdon të jetë e angazhuar dhe e zënë me projekte të shumta.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore performoi në hapjen e Kampionatit Botëror të Rugbyt në Auckland të Zelandës së Re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli i muzikës pop interpretoi për fansat e pranishëm në stadium, pak para ndeshjes së ekipit të femrave të këtij shteti kundër Australisë.

Ceremoninë, Rita zgjodhi ta hapë me një remix të hiteve të saja më të mëdha muzikore, “Let You Love Me” dhe “Anywhere”.

Performanca vjen pas raportimeve se 31-vjeçarja, Ora u martua me regjisorin e lindur në Zelandë të Re, Taika Waititi. Ky i fundit ishte i pranishëm në stadium, për ta përkrahur partneren e tij të dashur.