Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora bëhet pjesë e jurisë së shout “The Voice Australia”

Këngëtarja 30-vjeçare, Rita Ora, do të udhëtojë drejt Australisë në vitin 2021, për t’u angazhuar në rolin e mentores së shout të famshëm muzikor “The Voice”.

Atje, ylli i muzikës pop do t’i shoqërojë në panel anëtarët e tjerë të jurisë së këtij talent shou, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë e adhuroj shoun ‘The Voice’ dhe e dua shumë Australinë, prandaj them se ky është një kombinim i krijuar në parajsë për mua”, citohet të ketë thënë Ora.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja me prejardhje kosovare ka shërbyer në këtë rol, duke qene se në të kaluarën ajo ishte një prej mentorëve të shout “The Voice UK”.

“Meqë kam qenë mentore e këtij emisioni në Britani të Madhe, e di shumë mirë sa e rëndësishme është t’i ndihmosh këngëtarët e rinj të realizojnë ëndrrat e tyre. Mezi pres ta zbuloj superyllin e ardhshëm të Australisë”, ka deklaruar tutje këngëtarja.

E njohur për energjinë pozitive, talentin në këndim por edhe njohuritë e përgjithshme për muzikën, Rita Ora, tashmë ka krijuar eksperiencë si prezantuese e emisioneve të ndryshme televizive. Ajo ka qenë pjesë e panelit të “The Voice UK” në vitin 2015. Në të njëjtin vit shërbeu si anëtare e jurisë së talent shout muzikor “The X Factor”, konkurrentja e së cilës, Louisa Johnson, edhe e fitoi këtë garë. Në vitin 2016, Ora e prezantoi emisionin e njohur të modës në Shtetet e Bashkuara, “America’s Next Top Model”, dhe në janar të këtij viti ajo shërbeu në rolin e anëtares së jurisë së shout “The Masked Singer” në Britani të Madhe.