Showbiz

Rita Ora bashkëpunim me Chris Martinin në albumin e saj të ri

Rita Ora ka bashkëpunuar me këngëtarin e Coldplay, Chris Martin në albumin e saj të ri, transmeton Koha.net.

Raportohet se Chris Martin i ka shkruar një këngë Rita Orës, që është pjesë e albumit të saj të ri që pritet të dalë në nëntor.

Një burim i Daily Star ka thënë se, “Rita dhe Chris kanë janë miq që një kohë të gjatë, dhe gjithmonë kanë dashur që të punojnë së bashku”.

Më 2016 ishte spekuluar se ata ishin në një lidhje kur ishin parë së bashku, por ata thjeshtë po punonin në këngët e reja.

Këngëtari i hitit “'Hymn For The Weekend” iu bashkohet yjeve të tjerë që kanë bashkëpunuar me Ritën në albumin e saj të radhës, kur dihet që ajo tashmë ka sjellë “Your Song” në bashkëpunim me Ed Sheeranin, e të mos harrojmë edhe ato me 2 Chainz, MO dhe Charli XCX.