Rita Ora ka anuluar koncertin në Bristol me këshillën e doktorëve të saj.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova përmes Instagramit kërkoi falje për anulimin e koncertit, por duke mos dhënë detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore, ka thënë se doktorët e kanë paralajmëruar se është e rrezikuar dhe e këshilluan që të pushojë.
“Më vjen keq, e urrej të them këso gjërash por më duhet të anulojë koncertin e sotëm në Bristol sepse të gjithë doktorët më kanë thënë se është rrezik dhe më këshilluan që të pushoj”, ka thënë Rita në Instagram përmes një videoje të publikuar.
Këtë njoftim ajo e bëri pak orë pas koncertit që e mbajti në Londër.
