Sir Ringo Starr ka anuluar pjesën tjetër të turneut të tij në Amerikën e Veriut pasi u testua sërish pozitiv me Covid-19.
Bateristi i Beatles, 82 vjeç, kishte anuluar më parë disa takime me grupin e tij All Starr pasi u infektua me virusin, por u kthye pas një testi negativ, shkruajti BBC-ja të premten.
Të enjten, ai shkroi në Twitter se "pjesa tjetër e turneut mbaroi", duke nënshkruar me markën e tij tregtare "paqe dhe dashuri".
Takimet ishin planifikuar në Kaliforni, përfshirë Los Anxhelosin dhe Meksikën.
Në fillim të këtij muaji, Sir Ringo anuloi shfaqjet në disa shtete të SHBA-së, përfshirë Michigan dhe Minesota, si dhe Kanada, pasi u infektua me Covid.
Në një intervistë për USA Today vitin e kaluar, ai tha se kishte dalë nga shtëpia vetëm disa herë për shkak të pandemisë.
Edhe
Justin Bieber anulon dhjetëra koncerte sërish për shkak të shëndetit
"Duhet të ndihmoni të mbroni veten nëse mundeni”, tha ai, duke shtuar se ishte vaksinuar dhe "po ndihej i tra
Pas ndarjes së grupit në 1970, ai filloi një karrierë të suksesshme solo, dhe në 1989 formoi grupin All Starr.
Ai u fut në Sallën e Famës së Rock and Roll-it si artist solo në vitin 2015, dhe në vitin 2018 mori titullin e kalorësit për shërbimet në muzikë.