Arnold Schwarzenegger ka konfirmuar se do të luajë rolin e Terminator, për serinë e 6-të të tij, teksa mbush 70 vjeç.
Aktori, dhe ish guvernatori i Kalifornisë, tha se së fundmi është takuar me producentin James Cameron për të diskutuar serinë e ardhshme.
Duke folur në Festivalin e Filmit në Kanë, aktori tha: “Do të rikthehet. Po ecën para. Ai (Cameron) ka shumë ide të mira se si të vazhdojë me filmin. Unë do të jem në film”, transmeton TCH.
Aktori me origjinë austriake mori famë në vitin 1984 në rolin e një vrasësi në filmin “I’ll be back”. Filmi i fundit i serisë Terminator, ka qenë Genisys i cili u publikua më 2015.
Artikuj të ngjashëm
-
“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom
-
Tom Cruise zbulon sekretet e transformimit të tij për filmin “Digger”
-
Tom Cruise habit fansat me transformimin e tij
-
Jim Carrey mund të rikthehet në rolin e Grinchit
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit