Sacha Baron Cohen e ka xhiruar vazhdimin e dytë të filmit hit të vitit 2006, “Borat! Cultural Learnings of America for Make Benefit Glorious Nation of Kazakhstan”, të cilin platforma digjitale Amazon Prime planifikon ta lansojë disa ditë para zgjedhjeve në Amerikë.
Platforma gjigante e ka konfirmuar të martën më 29 shtator, se është duke provuar t’i sigurojë të drejtat autoriale të këtij projekti. Besohet që filmi e mbanë titullin “Borat: Gift of Pornographic Monkey to Vice Premiere Mikhael Pence to Make Benefit Recently Diminished Nation of Kazakhstan”.
Gjatë gjithë verës mediat kanë raportuar rreth realizimit të mundshëm të këtij projekti, i cili është xhiruar në fshehtësi të plotë gjatë pandemisë së koronavirusit, transmeton Koha.
Në fillim të muajit korrik, Rudy Giuliani e kishte telefonuar policinë për arrestimin e aktorit Cohen, pas intervistës së çuditshme që ia kishte realizuar derisa ishte i maskuar si personazhi i njohur, Borat.
Në muajin qershor, Cohen ishte shfaqur në një tubim elektoral në Olumpia të Washingtonit, duke u paraqitur si sponsor i ngjarjes. Tutje, ai e kishte nxitur turmën të këndojë këngë raciste.
Edhe
Kazakistani e përvetëson frazën e Boratit për fushatë turistike
Sacha Baron Cohen e kishte krijuar personazhin Borat Sagdiyev, një gazetarë i trilluar nga Kazakhstani, në serinë e tij të famshme “Da Ali G Show”. Ndërkaq filmi i parë “Borat” i lansuar në vitin 2006 dhe i cili u realizua nga regjisori, Larry Charles, kishte arritur t’i arkëtoj 262 milionë dollarë nga shfaqja nëpër kinematë botërore, si dhe ishte nominuar për Oscar në kategorinë “Skenari më i mirë i adaptuar”.
Filmi i ri “Borat: Gift of Pornographic Monkey to Vice Premiere Mikhael Pence to Make Benefit Recently Diminished Nation of Kazakhstan”, do të lansohet anembanë botës në gjithsej 240 shtete, përmes platformës digjitale Amazon Prime.