Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna kërkon të “pushtojë” edhe botën e biznesit

Është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit, por duket se një gjë e tillë për të nuk është e mjaftueshme.

Bëhet fjalë për divën e muzikës, Rihanna, e cila ka vendosur të eksperimentojë edhe në fushën e biznesit.

Këngëtarja pritet të lansojë linjën personale të të brendshmeve, por edhe të kozmetikës, të cilat duket se do të kenë një sukses të jashtëzakonshëm, transmeton tch.

Me këtë hap në fushën e biznesit, Rihanna “sfidon” hapur Kate Hudsonin apo Kim Kardashianin, të cilat gjithashtu janë mjaft të suksesshme në fushën e biznesit.