Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Richard Gere bëhet sërish baba

Aktori 70 vjeçar dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva e kanë mirëpritur foshnjën e tyre të dytë, pas vetëm 14 muajve të lindjes së fëmijës së të tyre të parë Aleksandrit, raportoi revista Hola!

Nuk është e qartë se kur saktë lindi foshnja.

Ylli I filmit “Pretty Woman”, i cili gjithashtu është baba i Homerit 20 vjeçar me ish-gruan Carey Lowell, dhe gruaja e tij e tashme 37-vjeçare, thuhet se janë duke kaluar kohë së bashku me familjen te shtëpia e tyre jashtë New Yorkut.

Richard Gere më parë ka pranuar se nuk e ka problem që është baba më i moshuar.

Çifti nuk ka treguar nëse po presin djalë apo vajze, kur Alejandra, e cila tashmë e ka një djalë shtatë vjeçar me ish-bashkëshortin Govin Friedland, mbeti shtatzënë.

Ndërkohë, aktori i njohur Gere, i cili ka qenë i martuar me Cindy Craford, ka pranuar se me gruan e tij të ka rënë në dashuri “menjëherë”. Ylli I Hollywoodit kishte ndjerë një lidhje që nuk e ka ndjerë më parë kur e takoi bukuroshen biondinë para pesë viteve.

Edhe Pse lidhjet e yjeve me partnere shumë më të reja vazhdojnë të ngjallin debat? Showbiz 4 d. më parë Pse lidhjet e yjeve me partnere shumë më të reja vazhdojnë të ngjallin debat?

Kur u pyet nëse ishte dashuri ne shikim të parë, ai tha: “Ishte tërheqje e menjëhershme nga ana ime. U bëra i lumtur vetëm duke e shikuar. Ishte nga ato gjërat e fuqishme që ndodhin”.

Ndërsa kur u pyet nëse ka pasur një lidhje të ngjashme në të kaluarën, ai tha: “Po, kam qenë i martuar tri herë, por nuk ka ndodhur aq fuqishëm si këtë herë. Por, më kujtohen herët e para kur takova secilën nga gratë e mija”, ka shtuar ai.