Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Retribution”, filmi i ri aksion i Liam Neesonit

Studio filmike “Lionsgate” dhe “Roadside Attractions” i kanë publikuar pamjet e para të trilerit të mbushur me skena aksion, “Retribution”, i cili në rolin kryesor e sjell aktorin e njohur hollywoodian, Liam Neeson.

Filmi flet për drejtuesin e një banke, Matt Turner, i cili përfshihet në një situatë jo të zakonshme. Një telefonues misterioz e ka vendosur një bombë nën makinën e tij dhe publikisht e fajëson atë për vdekjen e mikut të tij më të mirë. Kështu fillon një ndjekje me shpejtësi të lartë nëpër qytet, dhe Matt detyrohet t’i përfundojë një sërë detyrash specifike. Me fëmijët e tij të bllokuar brenda veturës dhe një bombë që do të shpërthejë nëse dalin nga automjeti, një udhëtim normal i familjes Turner shndërrohet në lojë të rrezikshme për jetë a vdekje. Matt duhet t’i ndjekë udhëzimet gjithnjë e më të rrezikshme të personit misterioz, për ta shpëtuar familjen e tij.

Regjinë e filmit e ka bërë Nimrod Antal dhe krahas Neesonit, pjesë e kastës janë edhe aktorët, Matthew Modine, Noma Dumezweni, Jack Champion, Lilly Aspell, Embeth Davidtz dhe Arian Moayed.

VIDEO:

Ky nuk është filmi vetëm që Neeson e ka realizuar këtë vit. Ai së shpejti vjen me rol në trilerin irlandez, “In the Land of Saints and Sinners”, në trilerin kriminalistik “Thug” dhe aktualisht është duke e xhiruar filmin “Cold Storage”.

“Retribution” lansohet nëpër kinema më 25 gusht 2023.Përgatiti: Edona Binaku