Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Reperi “Stresi” shoqërohet në polici

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”, është shoqëruar nga uniformat blu të Tiranës, bën të ditur tvklan.al.

Mësohet se ai mbahet i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Motivet përse “Stresi” është shoqëruar nuk dihen ende, ndërsa jo zyrtarisht burimet thonë se “këngëtari është duke u verifikuar”.

Reperi shkodran edhe më parë ka pasur probleme me uniformat e rendit.