Reperi Afroman ka dorëzuar dokumentet në mënyrë që të mund të kandidojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024 në SHBA.
Reperi i “Because I Got High” ka dorëzuar me sukses formularët në Komisionin Federal të Zgjedhjeve përpara afatit të së enjtes.
Muzikanti 48-vjeçar - emri i vërtetë i të cilit është Joseph Foreman - njoftoi më parë synimin e tij për të kandiduar për zyrën më të lartë në SHBA në një koncert në Poplar Bluff, Missouri në dhjetor.
Ai ndau gjithashtu një video që zbuloi se fokusi i politikës së tij do të jetë legalizimi i përdorimit rekreativ të kanabisit në të gjithë Amerikën, duke shpjeguar: "Unë jam duke kandiduar për president në vitin 2024. Për ta bërë kanabisin rekreativ të ligjshëm në të gjitha shtetet. Më duhet vota juaj".
Përdorimi i marihuanës për qëllime rekreative është aktualisht i ligjshëm në 21 shtete amerikane dhe të tjera e lejojnë atë për qëllime mjekësore.
EdheAfroman po ndjek hapat e kolegut të tij, Kanye West, i cili kandidoi në zgjedhjet e vitit 2020 - duke u paraqitur në fletëvotimet në 12 shtete dhe duke mbledhur rreth 60 mijë vota – i cili më vonë konfirmoi synimin e tij për të kandiduar përsëri në vitin 2024.
Megjithatë, raportet e fundit sugjerojnë se fushata e West 2024 është anuluar pasi ylli ka vendosur të fokusohet në projektet e tij krijuese dhe në familjen e tij.