Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rep-artistja shfaqet e panjohur në Paris

Doja Cat

Doja Cat

E njihni se kush është?!

Rep-artistja amerikane, Doja Cat, e ndoqi sfilatën e markës "Schiaparelli" në Paris, ku u shfaq koleksionioni "Haute Couture", pranverë/verë 2023.

Ajo e rrëmbeu vëmendjen me dukjen e saj të guximshme, që më shumë ngjante me një personazh filmash horror.

Me trupin e mbuluar me 30 mijë kristale Swarovski, Doja i rrëmbeu sytë e të gjithëve, e veshur dhe grimuar e tëra me të kuqe.

Kjo sfilatë ishte shumë e komentuar nga publiku dhe ndjekësit e modës, disa prej së cilëve e konsideruan unik dhe të guximshëm, e disa të tjerë e cilësuan si vulgar dhe promovues të dhunës ndaj kafshëve.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm