Showbiz

Rekorderët e Marvelit

Aktori australian Hugh Jackman e ka marrë çertifikatën e Rekordeve Botërore të Guinnessit për ta shënuar karrierën e një prej personazheve më të njohura të Marvel - Wolverine.

The Greatest Showman e ka marrë certifikatën për karrierë më të gjatë si aktor superheronjësh i Marvelit në prezantimin befasues në emisionin This Morning. Atë ia dorëzoi Craig Glenday, kryeredaktor i Rekordeve Botërore të Guinnessit.

Jackman e ndan rekordin me kolegun e tij të X-Men dhe legjendën e Star Trek, Sir Patrick Stewart. Ata të dy për 16 vjet dhe 228 ditë luajtën si Wolverine dhe prof. Charles Xavier, shkruan KOHA Ditore.

Image

Të dy aktorët debutuan si superheronjë të Marvelit në filmin X-Men (2000), ndërsa performanca e tyre më e re dhe e fundit ishte në filmin Logan (2017).

Logan ishte filmi i tretë dhe i fundit solo rreth Wolverine, pas X-Men Origins: Wolverine (2009) dhe The Wolverine (2013).