Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Refuzohet kërkesa e Hailey Bieber për emrin tregtar të linjës kozmetike

Kërkesa e Hailey Bieber për regjistrimin e emrit tregtar është refuzuar për shkak të bashkëshortit të saj Justin Bieber.

Sipas “The Blast”, 22-vjeçarja e kishte paraqitur kërkesën për ta trademarkuar brendin Beauty Bieber me planet për ta lansuar linjën e saj për produkte të bukurisë dhe atyre kozmetike. Por kërkesa e yllit është refuzuar nga Zyra e Patentave dhe Trademark të Shteteve të Bashkuara për shkak të ngatërrimit të mundshëm me trademarkat, që tashmë janë në pronësi të bashkëshortit të saj dhe yllit të hitit “Sorry”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aplikimi i Hailey u refuzua zyrtarisht për shkak të "ngatërrimit të mundshëm" dhe "ngjashmërisë" me markën tregtare të Justin, për të cilën ai kishte aplikuar në vitin 2003, kur ishte vetëm nëntë vjeç. Koha e trademarkut është e pazakontë, pasi që Justin nuk e publikoi ​​albumin e tij të parë solo, “My World”, deri në vitin 2009, shkruan KOHA Ditore.

Ylli kanadez i popit e kishte regjistruar emrin e tij për produkte si kozmetika, parfumet, sapunët, shampot dhe kremrat. Linja kozmetike e Hailey do ta shënonte solo debutimin e saj në produktet e bukurisë, pas bashkëpunimeve të saj të mëparshme me brendet, përfshirë bareMinerals.

Pavarësisht se kërkesa e saj për Beauty Bieber u refuzua, Hailey ka mundësi të tjera pasi që e ka trademarkuar emrin e saj të martesës në tetor të vitit të kaluar, vetëm disa javë pas martesës intime në gjykatën e New Yorkut.