Reperi Dj Pm gjatë një diskutimi me Donaldin, të dy banorë Big Brother Vip, kanë folur për raportin mes Dj Dagz edhe Einxhelit.
“Dagz dhe Einxhel po pëlqehen shumë”, u shpreh Dj Pm. Madje ai mori guximin të diskutojë edhe për ish lidhjet që shoku i tij Dagz, ka pasur jashtë.
“Pëlqehen, unë shikoj që pëlqehen”, ishin fjalët e Donaldit gjatë diskutimit me Dj Pm.
Së fundi është diskutuar shumë në media edhe lidhja mes Sarës dhe Dj Pm. Ata kanë shprehur pëlqim ndaj njëri-tjetrit, duke shkëmbyer edhe puthje e përqafime.