Ramë Lahaj, tenori tashmë me famë botërore, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave që asnjëherë të mos i braktisin ëndrrat. Duke u nisur nga shembulli i tij a ka shkruar " Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat..."
Më poshtë postimi i plotë i Ramë Lahajt:
20 vjet ndryshim.
Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndrrave të tua pa e fitue.
Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.
Edhe
Tenori i njohur Ramë Lahaj kundër prekjes së kufijve të Kosovës
Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.
{gallery}