Showbiz

"The Fresh Prince Bel-Air" do të jetë në dispozicion në Netflix

Gjashtë sezonet e kult serisë së viteve të nëntëdhjeta "The Fresh Prince of Bel Air" janë kthyer në platformën streaming Netflix, ndërsa njoftimi shkaktoi entuziazëm të madh në mesin e fansave, shkruan NME.

"Të gjashtë sezonet e serisë ‘The Fresh Prince of Bel-Air’ do të kthehen në Netflix, kështu që do të mundë t’i shikoni disa nga skenat më të fuqishme në historinë e TV-së sa herë të dëshironi", u njoftua nga Netflixi së bashku me gifin emocional të skenën në të cilën Will Smith e jep mendimin e vet për babanë e tij, shkruan KOHA Ditore.

"E kam kaluar takimin e parë pa të. Kam mësuar se si të rruhem, ta ngas automobilin... Pa të kam mësuar se si të luftoj. I kam festuar 14 ditëlindje pa të. Kurrë nuk më ka dërguar urime. Në dreq me të", tha Smith në fjalimin e tij emocional.