Showbiz

"Russian Doll" kthehet me sezonin e dytë

Seria “Russian Doll” e ka marrë dritën e gjelbër nga “Netflixi” për sezonin e dytë. Komedia e zezë e drejtuar nga Natasha Lyonne në shërbimin më të popullarizuar për streaming do të duhej të arrijë së shpejti, megjithëse data e shfaqjes ende nuk është bërë e ditur.

Sezoni i parë në “Netflix” arriti në fillim të shkurtit dhe përbëhej nga tetë episode, ndërsa edhe plani për sezonin e dytë është i njëjtë.

Seria u krijua nga Lyonne, Leslye Headland dhe Amy Poehler, dhe na sjell tregimin për një femër të re të quajtur Nadia (Lyonne), e cila vazhdimisht e përjeton ndejën për ditëlindjen e saj të 36. Sa herë që vdes, ajo kthehet në ndejën në fjalë dhe atë çdo herë në të njëjtën kohë, shkruan KOHA Ditore.

Së bashku me Lyonne, në seri luajnë Charlie Barnett, Greta Lee, Yul Vazquez dhe Elizabeth Ashley, ndërsa në rolet mysafire shfaqen Chlow Sevigny, Brendan Sexton III, Rebecca Henderson, Jeremy Lowell Bobb, Ritesh Rajan, Jocelyn Bioh dhe Dascha Polanco, kolegia e Lyonne nga seria “Orange is the New Black”.

Edhe pse sezoni i parë në një farë mënyre e kishte rrumbullakuar tregimin për Nadian dhe Alanin, Lyonne ka thënë edhe më parë se çdo gjë është konceptuar si një projekt me tre sezone dhe se ekziston mënyra për ta zgjeruar tregimin. Se cila janë planet e tyre, këtë do ta zbulojmë së shpejti, kur të kemi më shumë detaje rreth sezonit të ri.