Menjëherë pasi që filmi “Once Upon a Time in Hollywood”, me regji të Quentin Tarantinos, mbërriti në kinema, filluan të qarkullojnë thashetheme se skenaristi/regjisori i njohur po mendon t’i shndërrojë pamjet e papublikuara në një miniseri për Netflixin.
Regjisori e bëri të njëjtën gjë në fillim të këtij viti, duke i publikuar kuadrot shtesë të “The Hateful Eight”. A është ”Once Upon a Time in Hollywood” në radhë? Sipas Brad Pittit - po.

Pitt, i cili në film e luan një prej roleve kryesore, zbuloi në një intervistë të fundit për “New York Times” se Tarantino e kishte diskutuar tashmë këtë ide dhe se bëhej fjalë për një "ide mjaft tërheqëse".
Ajo që e dimë për filmin është se versioni origjinal, regjisorial, është plot dy orë më i gjatë se versioni i cili përfundoi në kinema, shkruan KOHA Ditore. Disa skena nga ai version i zgjeruar u gjendën në materialet promovuese dhe trilerë, të cilat nuk patëm mundësi t’i shihnim në kinema.
Ajo që e dimë se është larguar është Tim Roth në rolin e butlerit Jay Sebring, James Marsden, si Burt Reynolds dhe Danny Strong, i cili e luajti Dean Martinin.
-
Tarantino tregon cili është filmi më i mirë i tij, i preferuari dhe ai që ishte “i lindur për ta bërë”
-
Kush do të luajë në filmin e ri të Quentin Tarantinos?
-
“Once Upon A Time In Hollywood” fiton çmimin e filmit më të mirë të “Critics’ Choice Awards”
-
Tarantino nuk pranon ta modifikojë “Once Upon a Time in Hollywood” për tregun kinez
-
“Once Upon a Time… in Hollywood” dhe dashuria për kinemanë