Young Dolph ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri, në shtetin ku ai jeton në SHBA, raporton TMZ.
Sipas të dhënave të para, Dolph është qëlluar me armë të mërkurën në Memphis, jashtë një lokali ushqimor, derisa një numër i madh i policëve tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes.
Një burim ka thënë se derisa Dolphi po hynte në dyqan, një automjet u afrua, duke e qëlluar përmes xhamit të përparmë reperin.
Young Dolph ka qenë në shënjestër edhe në të kaluarën. Në vitin 2017, ai u godit nga plumba të shumtë jashtë një dyqani këpucësh në Hollywood, duke marrë plagë në krahë dhe të pasme.
Më herët në të njëjtin vit, vetura e Dolphit ishte qëlluar mbi 100 herë me armë zjarri ndonëse në ato momente ai ndodhej në një veturë tjetër.
Dolphi kishte treguar pas këtyre të shtënave se ai kishte investuar 600,000 dollarë për automjete antiplumb.
Edhe
Offset qëllohet me armë zjarri
Dolph ka lënë pas një djalë dhe një vajzë. Ai ishte vetëm 36 vjeç.
Ai është i njohur për disa hite, si "Major" dhe "On the River". Gjatë karrierës së tij si reper, ai publikoi 7 albume, duke filluar nga viti 2016 me albumin e tij debutues, "King of Memphis".