Një nga reperët kryesorë të Afrikës së Jugut, i njohur gjerësisht si AKA, është qëlluar për vdekje jashtë një restoranti në qytetin bregdetar të Durban.
Kiernan Forbes u vra së bashku me mikun e tij të ngushtë, kuzhinierin dhe sipërmarrësin Tebello 'Tibz' Motsoane.
Dyshja mendohet se kanë qenë rrugës për në një klub nate për një performancë, si pjesë e festimeve të ditëlindjes së Forbes kur u qëlluan, raportoi BBC-ja të shtunën.
Motivi i vrasjes po hetohet.
Zëdhënësi i policisë, koloneli Robert Netshiunda, ka thënë për BBC-në se reperi dhe shoku i tij po shkonin drejt veturës së tyre kur atyre u janë afruar dy persona të armatosur, të cilët i qëlluan nga një distancë e afërt.
Edhe
AKA: Reperi i vrarë, “i destinuar për madhështi”
Më pas, sulmuesit janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Forbes filloi karrierën e tij muzikore si pjesë e grupit rap “Entity” përpara se të niste karrierën e tij solo, duke fituar disa çmime në Afrikën e Jugut për muzikën e tij.
Ai u lavdërua gjithashtu ndërkombëtarisht, me disa nominime, si në “Black Entertainment Television” (BET) në SHBA dhe një “MTV Europe Music AWard”.
Disa orë para vdekjes së tij, 35-vjeçari postoi në rrjetet sociale informata për albumin e tij të ardhshëm, “Mass Country”, i cili do të publikohej në fund të këtij muaji.
Edhe
Offset qëllohet me armë zjarri
Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë dhe të shtënat nuk janë të rralla.
Organizata bamirëse “Gun Free South Africa”, e cila punon për të reduktuar dhunën me armë në vend, vlerëson se 30 njerëz vriten në vend me armë çdo ditë.