Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Qëllohet për vdekje aktori Eddie Hassell

Foto: Getty Images

Ka vdekur aktori amerikan Eddie Hassell nga të shtënat me armë zjarri. Ai ishte vetëm 30-vjeçar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në mëngjesin e së dielës në Texas, transmeton Koha.

Besohet se Hassell është qëlluar për vdekje nga disa persona që po tentonin t’ia grabisnin veturën. Megjithatë incidenti vazhdon të hetohet nga policia e Dallasit.

Sipas gazetës “The New York Times”, aktori është plagosur derisa po largohej nga apartamenti i të dashurës së tij, dhe pas disa orësh kishte vdekur në spital.

Eddie Hassell më së miri njihet për rolet e tij në serinë e nominuar me Oscar, “The Kids Are All Right”, dhe shoun e kanalit NBC, “Surface”.

Vdekja e aktorit është konfirmuar nga zëdhënësit e tij, për portalin “Variety”