Akademia Amerikane për artin dhe shkencën diskografike e publikoi listën e parë të interpretuesve në ceremoninë e 62-të të “Grammy Awards”.
Billie Eilish dhe Melissa Viviane Jefferson e njohur më mirë si Lizzo do të performojnë për herë të parë në skenën e “Grammy”, ndërsa nga ana tjetër çifti i dashuruar Blake Shelton dhe Gwen Stefani do të performojnë për herë të parë në duet.

CBS ende nuk e ka publikuar përzgjedhjen e këngëve, megjithatë, spekulohet se Blake Shelton dhe Gwen Stefani do ta këndojnë duetin "Nobody But You".

Çmimi “MusiCares Person” i vitit në ndarjen e çmimeve të sivjetme të “Grammy” do t'i jepet rok-bendit amerikan Aerosmith, i cili do ta performojë një miks të hiteve të tyre më të mëdha, ndërsa së shpejti do të dihen edhe emrat e shumë interpretuesve të tjerë, shkruan KOHA Ditore.

Nata më e madhe e muzikës, ceremonia e “Grammy Awards” 2020, do të mbahet më 26 janar. Këngëtarja Alicia Keys do ta udhëheqë programin.
-
Dua Lipa do të performojë sonte në Çmimet Grammy 2024
-
Dua Lipa, Billie Eilish e Olivia Rodrigo do të perfomojnë në “Grammys”
-
“Grammy” mbahet për herë të parë sivjet në Las Vegas
-
Billie Eilish dhe grupi “BTS” në mesin e performuesve të ceremonisë “Grammy”
-
Ceremonia “Grammy” mund të shtyhet për shkak të variantit Omicron