Me “Gangnam Style” ka arritur rekordin e rekordeve në YouTube, më shumë se 2 miliardë shikime dhe tani mbreti i K-Pop, Mr.Psy, është kthyer me dy këngë të reja kandidate për t’u bërë hite të verës, “I Luv it” dhe “New Face”, pjesë të albumit të ri “4×2=8”.
Këngëtari koreano jugor , emri i vërtetë i të cilit është Park Jae-sang, rirpovon me shpresën për të njëjtin sukses të 2012.
Koreografi shumëngjyrëshe, lëvizje për kërcime, këto janë përbërësit që PSY synon të ketë sukses me të njëjtin rekord.Nuk ia ka dalë deri tani edhe pse e ka provuar me dy albume të mëparshme pas “Gangnam Style” në 2014 dhe në 2015.
Tenton përsëri me një objektiv preciz , të bëj të kërcejnë të gjithë dhe të bëhët virale. Në videon e re të “I Luv it” reperi ka thirrur edhe komikun japonez Pikotaro, i bërë së afërmi i njohur për videon e famshme PPAP (Pen Pineapple Apple Pen).