Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pamja e re e yllit të “Gangnam Style”

Ylli korean i muzikës pop e pushtoi botën në vitin 2012 me hitin e tij të madh “Gangnam Style”, por Psy (41) është mjaft aktiv edhe gjatë shtatë viteve të fundit, si në sferën e diskografisë ashtu edhe në atë të aktivitetit fizik. Këngëtari është dukshëm më i dobët, ndërsa transformimi i tij i ka shqetësuar shumë adhurues.

“Fillo të hash, të lutem”, - i kanë shkruar disa adhurues, ndërsa shumica pajtohen se këngëtarit i ka bërë mirë ndryshimi i peshës, por se gjithashtu nuk duhet ta teprojë, shkruan KOHA Ditore.

Edhe pse shumë njerëz nuk e kanë parë që nga hiti i tij global dhe vallëzimi “infektues”, Psy është ende një yll i madh në Lindjen e Largët, me hit pas hiti. Megjithatë, më shumë se tre miliardë shikimet në YouTube, sa i ka mbledhur “Gangnam Style”, sigurisht që nuk mund të arrihen.

Pasi që u kthye kohët e fundit në rrjetet sociale, Psy menjëherë vendosi të reagojë dhe t’i qetësojë ndjekësit e tij, duke shkruar në stilin e tij humoristik se kilogramët e humbur do t’i kthejë edhe ashtu menjëherë.