Ylli i kinematografisë, Nicolas Cage, ka realizuar filma të çmendur përgjatë vjetëve, por vet aktori deklaron se projekti i tij i fundit, “Prisoners of the Ghostland”, mund të jetë filmi më i çmendur i karrierës së tij.
Në filmin e zhanrit fantastiko-shkencor, aksion dhe horror, i cili vjen me regji të Sion Sonos, Cage e luan rolin e një të dënuari i cili dërgohet në një djerrinë surreale për të shpëtuar mbesën e një kryekomandanti. Atij i ofrohet liria në shkëmbim të gjetjes së vajzës e cila duket se ka ikur nga shtëpia, prandaj ai e bënë të pamundurën që brenda 5 ditëve ta përmbushë misionin e tij me sukses, sepse në të kundërtën ai e humb jetën.
Përveç yllit hollywoodian Nicolas Cage, në film luajnë edhe aktorët Sofia Boutella, Bill Moseley, Nick Cassavetes, Yuzuka Nakaya dhe të tjerë.
Studioja filmike “RLJE Films” do ta lansojë projektin “Prisoners of the Ghostland” nëpër kinema, nga 17 shtatori.