Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle kanë folur haptas për pushtimin rus në Ukrainë.
"Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex dhe të gjithë ne në Archeëell qëndrojmë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkeljeje të të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare dhe inkurajojmë komunitetin global dhe udhëheqësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e internetit Archeëell të enjten.
Deklarata vjen menjëherë pasi udhëheqësi rus Vladimir Putin njoftoi një "operacion të posaçëm ushtarak" në zonën e Donbasit të Ukrainës, një rajon separatist në vend, për të cilin ai ka thënë këtë javë duhet të jetë i pavarur - një masë e refuzuar nga SHBA-ja dhe Ukraina.
Putin lëshoi gjithashtu një paralajmërim për këdo që u përpoq të ndërhynte, duke thënë se "duhet ta dinë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do të çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj”.