Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princesha Haya shkëlqen në gjykatën e Londrës, pasuria e Sheikut nuk e kthen në Dubai

Princesha Haya ka mbërritur dje në Gjykatën e Lartë në Londër, ku vijon betejën ligjore me bashkëshortin e saj.

45-vjeçarja u paraqit këtë herë në Gjykatë jo për pasurinë, por për të mbrojtur fëmijët e saj nga martesa e detyruar, transmeton Shqip.

Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum ka shprehur herë pas here shqetësimin në lidhje me largimin e gruas dhe fëmijëve të tij, por duket se pushteti i tij nuk e kthen dot në Dubai.

Për të tretën herë, miliarderi nuk ka marrë pjesë në seancën që do të përcaktojë fatin e dy fëmijëve. Divorci i tyre kap vlerën e 4.5 miliardë dollarëve.

Pavarësisht situatës, princesha u shfaq mjaft e qetë teksa shkonte në Gjykatë.

{gallery}