Gjykata e Lartë në Londër e ka caktuar më në fund datën e fillimit të gjykimit për shkurorëzim, ndërsa gjatë kësaj kohe princesha Haya është çdo ditë në një gjykatë tjetër, ku përpiqet të bëjë çdo gjë për t’i mbrojtur fëmijët e saj dhe për ta fituar kujdestarinë e plotë ndaj tyre.
Për dallim prej saj, ish-bashkëshorti i saj, sundimtari i Dubait, sheiku Mohammed al Maktoum e postoi në Instagram një poemë, e cila siç duket e përmban një mesazh për gruan e tij të gjashtë.
Pas përfundimit të pjesës së parë të seancës për kujdestarinë e fëmijëve, princesha Haya u kthye në gjykatë në Londër, ku, për të dytën ditë me radhë, e shoqëruar nga avokatja Fiona Shackleton, i dha gjyqtarit prova se pikërisht asaj duhet t'i jepej kujdestaria për dy fëmijët e tyre.
Në atë seancë të dytë u vendos gjithashtu se më 11 nëntor do të fillojë edhe zyrtarisht seanca për shkurorëzimin e tyre, në të cilën princesha Haya me siguri do të insistojë që 11-vjeçaren Jalila dhe shtatëvjeçarin Zayed gjykata britanike duhet t’i “shpëtojë” nga synimi i babait të tyre për t'i kthyer në Dubai.
Frika e saj është e justifikuar pasi që, siç zbuloi ajo, për vajzën e saj 11-vjeçare tashmë është aranzhuar martesa, shkruan KOHA Ditore. Nga ana tjetër, sheiku Mohammed nuk heq dorë që fëmijët menjëherë të kthehen në kujdestarinë e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa përveç kësaj ai e befasoi publikun duke e postuar në Instagram një poemë, ku ai në mënyrë të qartë dëshiron ta porositë diçka gruan e tij të gjashtë, princeshën e arratisur Haya.
Në këtë poemë përmenden ‘luftërat me shpata’, por edhe tejkalimi i të gjitha sfidave të vështira. Kjo nuk është hera e parë që sundimtari i Dubait po i drejtohet princeshës Haya me poemë, pasi që këtë tashmë e ka bërë në qershor, kur u mësua për arratisjen e saj, me ç’rast ai e porositi përmes një poeme: “Ta dhashë besimin, ndërsa ti e ke bërë gabimin më të madh – më ke gënjyer”.
-
Princesha Haya shkëlqen në gjykatën e Londrës, pasuria e Sheikut nuk e kthen në Dubai
-
Sundimtari i Dubait, me poemë në Instagram dënon ikjen e bashkëshortes
-
Princesha e Dubait fiton mbi 550 milionë funte nga divorci me sheikun
-
Princi Harry po shqyrton çdo mundësi për t'i dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar
-
Jo me paratë e taksapaguesve: Prince Harry i dëshpëruar për mundësinë e anulimit të vizitës në Londër