Anëtari i famshëm dhe shumë i pëlqyer i familjes mbretërore, është rikthyer në vendlindje për një angazhim të fundit, përpara se të largohet nga Monarkia.
Princi 35-vjeçar, nga 20 janari ka qëndruar në Kanada bashkë me gruan, Dukeshën Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie, kjo pasi e bënë publik lajmin se kanë vendosur të largohen nga obligimet si anëtarë aktiv të familjes mbretërore angleze. Tashti, ai ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe për t’i përmbushur detyrat e tij zyrtare, transmeton Koha.net.
Në mëngjesin e sotëm, Harry e ndoqi një konferencë ndërkombëtare në Edinburgh, ngjarje kjo që është pjesë e iniciativës eko-turistike “Travalyst”, të cilët ai e lansoi verën e kaluar në përpjekje për t’i bërë udhëtimet dhe turizmin sa më të përshtatshme për ambientin.
Më 5 mars, Harryt do t’i bashkohet edhe Meghani për ta ndjekur ngjarjen “Endeavour Fund Awards” në Londër, dhe dy ditë më vonë, çifti do të jetë i pranishëm në festivalin “Mountbatten Music Festival” që mbahet në sallën e famshme “Royal Albert Hall”.
Nuk është e qartë nëse, Meghan dhe Archie, aktualisht gjenden në Britani të Madhe apo në Kanada.
Çifti më i ndjekur nga mediat botërore, zyrtarisht do të lirohen nga angazhimet e familjes mbretërore, më 31 mars të këtij viti.
-
Meghan dhe Harry nuk do t’i kalojnë pushimet për Krishtlindje në Britani por në Kanada
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Harry i vetëm në Britani pasi gruas dhe fëmijëve të tij nuk iu ofrua siguri shtetërore
-
Princi Harry po shqyrton çdo mundësi për t'i dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar
-
Jo me paratë e taksapaguesve: Prince Harry i dëshpëruar për mundësinë e anulimit të vizitës në Londër