Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Prezantohet seria "Mythic Quest: Raven’s Banquet"

Rob McElhenney e luan njërin nga budallenjtë më me vetëbesim në televizion dhe si duket roli në serinë e ardhshme “Mythic Quest: Raven's Banquet” ka ton të ngjashëm dhe i është përshtatur për mrekulli, të paktën gjykuar nga fragmenti i parë që mund ta shohim tani.

Në krijimin e serisë “McElhenney” u ndihmua nga kolegët nga seria “It’s Always Sunny in Philadelphia”, Charlie Day dhe Megan Ganz, ndërsa do të mund të shikohet në shërbimin streaming Apple TV+.

Seria bën fjalë për programerin e lojërave Ian Grimm (McElhenney), personazhin me vetëbesim, të zëshëm dhe jo shumë të dashur, i cili përpiqet ta krijojë një lojë të re fantazi blockbuster, dhe rregullisht e torturon ekipin e tij të zhvillimit me kërkesa të pamatura, shkruan KOHA Ditore.

McElhenney e luan Grimm në të njëjtin stil si Mac në sezonin e 14-të të serisë “It’s Always Sunny in Philadelphia”, vetëm se Grimm është pak më inteligjent se Mac.

Fragmenti gjithashtu na zbulon një kast mbresëlënës mbështetës të cilin e përbëjnë Danny Pudi, Ashly Burch, David Hornsby dhe fituesi i çmimit “Oscar”, F. Murray Abraham.

Mythic Quest: Raven’s Banquet në Apple TV+ mbërrin në 7 shkurt të këtij viti.