Showbiz

Policia ishte e gatshme ta arrestonte Smithin pas flakareshit ndaj Rockut

Producenti i Oscarit, Will Packer, ka pohuar se policia ishte e gatshme për ta arrestuar aktorin Will Smith.

Producenti i “Academy Awards”, Will Packer, ka pohuar se ylli i “King Richard” mund të ishte akuzuar me “bateri” për goditjen e komedianit si shkak i një shakaje për alopecinë e gruas së tij, Jada Pinkett Smith, në skenë në ceremoninë e fundjavës.

“Ata thoshin se kjo është bateri, kjo ishte fjala që përdornin në atë moment, ata thanë “do të shkojmë ta marrim atë, ne jemi të përgatitur të shkojmë ta marrim”, ka thënë ai në intervistë për “Good Morning America”.

“Ju mund të ngrini akuza, ne mund ta arrestojmë atë”, ama ata njëherë po i shqyrtojnë opsionet”.

Megjithatë, Chris - i cili pranoi në shfaqjen e tij të parë stand-up që nga sulmi se ai ishte “ende duke përpunuar” atë që ndodhi - vendosi të mos ngrinte akuza.

“Teksa ata po flisnin se Chris ishte shumë shpërfillës ndaj këtyre opsioneve, ai thoshte “jo, jam mirë”… dhe deri në atë pikë unë thashë ‘Rock, le të përfundojnë”, ka shtuar Will.

“Oficerët e tjerë të LAPD-së përfunduan duke paraqitur se cilat ishin opsionet e tij dhe ata thanë “a dëshironi që të ndërmarrim ndonjë veprim” dhe ai tha “jo”.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit zbuloi këtë javë se Will - i cili fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rolin e tij si Richard Williams në “King Richard” pas grindjes – “refuzoi të largohej” nga ceremonia.

“Gjërat u shpalosën në një mënyrë që nuk mund t'i kishim parashikuar. Derisa ne do të donim të sqaronim se zotit Smith iu kërkua të largohej nga ceremonia dhe refuzoi, ne gjithashtu e kuptojmë se mund ta kishim trajtuar situatën ndryshe”, kanë bërë të ditur organizatorët e Akademisë.

Në mbledhjen e radhës të bordit më 18 prill, Akademia mund të marrë çdo masë disiplinore, e cila mund të përfshijë pezullim, përjashtim ose sanksione të tjera të lejuara nga aktet nënligjore dhe standardet e sjelljes.

“Veprimet e Smithit në ‘Oscars’ 94-të ishin një ngjarje thellësisht tronditëse, traumatike për t’u dëshmuar personalisht dhe në televizion.

“Z.Rock, ne ju kërkojmë falje për atë që keni përjetuar në skenën tonë dhe ju falënderojmë për qëndrueshmërinë tuaj në atë moment. Ne gjithashtu kërkojmë falje për të nominuarit, të ftuarit dhe shikuesit tanë për atë që ndodhi gjatë asaj që duhej të ishte një ngjarje festive”.