Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Po punohet në pararendësin e kult-filmit "Grease"

Grease është pjesë aq e madhe e pop-kulturës saqë nuk është befasues vendimi nga Paramount për përgatitjen e pararendësit të tij, mëson “The Hollywood Reporter”.

Pararendësi është titulluar “Summer Loving”, ndërsa për skenarin është përgjegjës John August, shkrimtari veteran i cili i ka shkruar disa nga skenarët e shkëlqyer si “Big Fish” dhe “Charlie and the Chocolate Factory”.

Image

“Grease” është me të vërtetë një klasik, muzikori qysh në vitin 1978 e pushtoi botën, ndërsa John Travoltën dhe Olivia Newton-Johnin i lansoi në nivelin e yjeve. Karakteret e tyre, problematiku Danny Zuko dhe vajza e mirë Sandy Olsson, në fillim të filmit në këngën “Summer Nights” flasin për flirtin që e kishin verën paraprake dhe pikërisht kjo është baza e pararendësit: takimi i tyre vendimtar.

“Grease” i solli Paramountit shumë para: këngët për dekada të tëra lëshohen në radiostacione (kolona zanore është një nga më të suksesshmet në histori) dhe janë bërë pjesë e pop kulturës, dhe shpesh publikohen në edicione të përvjetorit... një gafë lidhur me Grease ishte vazhdimi i tij me Michelle Pfeiffer.

Këtë vit në kinema mbërrijnë dy filma të punuar nga John August: njëri është për ribërjen filmike të Aladdinit, i cili mbërrin më 24 maj, dhe tjetri përshtatja e tregimeve horror për fëmijë “Scary Stories to Tell in the Dark, me produksion nga Guillermo del Toro, shkruan KOHA Ditore.

Ende nuk dihet se kur mund ta presim pararendësin e Grease.