Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pink shtyn koncertin për shkak të gripit

Këngëtarja e njohur Pink është detyruar që të shtyjë koncertin e saj në Montreal.

Arsyeja e shtyrje është se e tërë familja e këngëtares 38 vjeçare është goditur nga gripi, duke e detyruar atë të shtyjë këtë koncert.

Këngëtarja u kërkoi ndjesë tifozëve dhe i njoftoi se ka shtyrë koncertin e saj në Montreal për shkak se ajo dhe fëmijët e saj, Willow dhe Jameson, janë me grip. Po ashtu, edhe burri i saj Carey Hart nuk është duke punuar për shkak të gripit.

Pink ka kohë që nuk ndihet mirë për shkak të motit, duke zbuluar në shkurt se ajo vuante nga gripi një ditë para se ajo ishte paraparë të këndonte himnin kombëtar në Super Bowl.