Showbiz

Përkrahja e Dua Lipës për Përfaqësuesen e Anglisë: Po vjen në shtëpi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka nxjerr disa foto duke bërë tifo për Përfaqësuesen e Anglisë, vendin ku është rritur dhe ku bën karrierë.

Ajo ka nxjerr disa foto me miq, teksa luhej ndeshja gjysmëfinale e Euro 2020, ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës.

Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma dhe Anglia fitoi 2:1 pas shtesave. Rezultati në kohë të rregullt ishte 1:1.

Dua ka përcjell fotot edhe me mbishkrimin “It’s coming home”, duke iu referuar Anglisë si “djep i futbollit”.

Anglia në fakt, nuk ka fituar asnjëherë Evropianin. Ka një titull bote të fituar më 1966, kur gara ishte organizuar në Angli, sikurse edhe tash që faza finale e Evropianit do të luhet në Angli.

{gallery}