Peaches është kthyer me këngën e parë origjinale në pesë vite dhe është quajtur “Flip This”. Producentja ikonë gjithashtu ka publikuar një video të bërë në studion e saj në Berlin.
Në një deklaratë, Peaches tha se kënga e re ishte rreth “zgjimit dhe aktivizimit”.
Kënga gjithashtu përmban tekste kundër sistemit dhe qeverive.
Muajin e kaluar, Peaches bashkëpunoi në përpunimin e serishëm të këngës së T-Rex që quhet “Solid Gold Easy Action”. Kjo kënge u përfshi në albumin e krijuar si përkujtim për këngëtarin e ndjerë të T-Rex Marc Bolan dhe përfshiu shumë artistë tjerë të njohur. Albumi u prodhua nga Hal Willner, i cili vdiq në Prilll, shkruan NME-ja të enjten.
Duke folur për këngën, Peaches tha: “Unë dhe Hal Willner gjithmonë kemi dashur të punojmë së bashku, dhe kur kjo ndodhi, ai erdhi në Berlin dhe më lidhi me shumë artistë të mirë e producentë. Jam falënderuese që pata mundësinë për të punuar me këtë person aq të madh”, ka shtuar ajo.
-
Rihanna i rikthehet skenës gjatë koncertit të Jay-Z
-
Madonna rikthehet me “Confessions II”
-
Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë
-
Kënga e re e Era Istrefit, e shkruar nga ylli britanik që u vra ditë më parë
-
Ariana Grande kritikon Shtëpinë e Bardhë për përdorimin e këngës së saj në videon e ICE-së