Paul McCartney shpesh ëndërron për ish-shokun e tij të bendit “Beatles”, John Lennon.
Partneri kompozues i këngëtarit për këngën “Yesterday” vdiq pothuajse 39 vjet më parë, por ai është gjithmonë afër McCartneyt - veçanërisht kur ky i fundit është në gjumë.
"Unë ëndërroj për të", tha McCartney gjatë një paraqitjeje në The Late Show with StephenColbert të hënën. "Kur e keni pasur një marrëdhënie të tillë për kaq gjatë, një marrëdhënie kaq të thellë, më pëlqen kur njerëzit ju vizitojnë në ëndrrat tuaja.
"Shpesh kam ëndrra të bendit dhe ato janë të çmendura. Shpesh jam me Johnin… kam shumë ëndrra për Johnin. Ato janë gjithmonë të mira".
McCartney insiston që ai dhe Lennon gjithmonë do ta kenë një lidhje nëpër kohë, sepse ata të dy i humbën nënat e tyre në moshë të re, dhe ylli i hitit “Let It Be” shpjegoi se kjo tragjedi i afroi ata pranë njëri-tjetrit, dhe e luajti një rol kyç në drejtimin e një prej hiteve të tyre më të mëdha, “Yesterday”, shkruan KOHA Ditore

.
Edhe
Publikohet kënga e “fundit” e “The Beatles”
"Të dy e dinim atë ndjenjë", tha ai. "Asnjëherë nuk kam menduar se kjo ka ndikuar në muzikën time deri disa vite më vonë. Njerëzit thoshin: ‘Ajo kënga, Yesterday... Why she had to go, I don’t know, she wouldn’t stay?’ Ata thanë, ‘Është nëna jote’. Unë thashë: ‘Nuk e di’. Me siguri nuk doja të ishte. Por mund të jetë. Këto gjëra mund të ndodhin”.
McCartney, së bashku me shokun e tij të mbijetuar të bendit, “Ringo Starr”, aktualisht po e festojnë 50-vjetorin e albumit ndikues të bendit “Abbey Road”, i cili është rimasteruar dhe do të ripublikohet, së bashku me 23 regjistrime dhe demo bonus, më 27 shtator.