Paris Jackson, vajza e yllit të ndjerë të muzikës pop Michael Jackson, ka ndarë pamje të papara më herët të të atit, si dhe e ka debutuar muzikën e saj të re.
Pamjet e reja të publikuara, vijnë si pjesë e traileri të një projekti të quajtur, “Unfiltered: Paris Jackson And Gabriel Glenn”, i cili pritet të debutojë përmes Facebookut më 30 qershor, transmeton Koha.
Në to, Jackson shfaqet si fëmijë në shoqërinë e babait, teksa kalojnë kohë së bashku në shtëpi, të shoqëruara me narracionin e këngëtares e cila thotë: “Ju e shikoni një fëmijë duke u rritur në syrin e publikut, derisa harroni që edhe unë jam qenie njerëzore. Unë nuk doja ta lejoja publikun në botën time, sepse kjo nuk ishte zgjedhje për mua. Atëkohë nuk isha e gatshme ta ndaja jetën time në ju, ndërsa tani jam.”
Përveç këtij traileri, Paris Jackson, e debutoi edhe muzikën e re si pjesë e grupit “The Soundflowers”, të përbërë nga ajo dhe i dashuri i saj, Gabriel Glenn. Dyshja e lansoi këngën e titulluar “Your Look”.
Në anën tjetër, në fillim të këtij viti u bë i ditur lajmi se Jackson ka nënshkruar marrëveshje për ta portretizuar Jezu Krishtin në dramën e ardhshme të pavarur, “Habit”.
-
Paris Jackson thotë se nuk është e detyruar të flasë për marrëdhënien me babanë e saj
-
Paris Jackson debuton si solo këngëtare
-
Paris Jackson sërish i sfidon administratorët e pasurisë së babait të saj
-
Publikohet traileri i parë i filmit për Michael Jacksonin
-
Familja do që premiera e filmit të Michael Jacksonit të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert para vdekjes