Showbiz

Parashqevi Simaku thotë se ishte dëshirë e saj të jetonte e vetme, takimin me djalin e konsideron “mrekulli”

Parashqevi Simaku

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer se ishte zgjedhja e saj të jetonte e vetme në qiell të hapur, në sheshin “Times Square” në New York.

Ajo ka thënë se miqtë e kishin lutur që të shkonte me ta, por ajo tha te gazetari Blendi Fevziu se nuk dëshironte të largohej.

“Ju thashë, 'ju betohem, e kam një shtëpi në Brooklyn dhe mund të shkoj atje, se s’jam pa njerëz e pa miq'. Ju thashë, 'të lutem mos ma merrni për të keq, jam shumë mirë këtu dhe nuk është se jam e sëmurë'”, ka deklaruar Simaku.

Artistja shqiptare që ishte harruar, por u pa papritmas si e pastrehë në mediumin amerikan, ABC 7, ka shtuar se mori ndihma nga amerikanët gjatë kohës që qëndronte e vetme.

Ajo përmendi edhe takimin me djalin e saj, që e cilësoi si një mrekulli.

“Një mrekulli...Ishte sikur nuk isha ndarë kurrë me të. S’ka nënë që e harron fëmijën”, ka thënë Simaku.

Artistja tha se tash është në kontakt me vëllezërit e saj dhe qëndron te shtëpia e biznesmenit Elton Ilirjani, që ishte i pari që e takoi Simakun në SHBA.

Për bujën që bëri në mediat shqiptare, këngëtarja shtoi se ishte shqetësuar.

“Këtu (në SHBA v.j.) e kam marrë vesh, nga Eltoni. Thashë se janë shqetësuar shqiptarët, se ne s’ke kemi kulturë të lëmë njeri jashtë...”, ka thënë ajo.