Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Parakalimi i ushtrisë për ditëlindjen e mbretëreshës Elizabeth

Nga takimi me udhëheqësit simpatikë në samitin e G7-s, mbretëresha Elizabeth II u rikthye në rezidencën e saj në kështjellën Windsor të shtunën, për ta shikuar parakalimin e ushtrisë për të shënuar ditëlindjen e saj.

Mbretëresha 95-vjeçare u ul në një tribunë për ta shikuar ceremoninë, që pavarësisht kufizimeve të vazhdueshme të distancës sociale, nuk ishte zhgënjyese. Nëse ajo ishte e lodhur pas takimit me udhëheqësit e G7-s, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden, të premten mbrëma, kjo gjë nuk u vërejt fare.

Ceremonia është dhuratë nga Divizioni i Familjes i regjimenteve të ushtrisë, i cili ka afërsi me mbretëreshën. Në të u paraqitën ushtarë që kanë luajtur rol kyç ndaj COVID-19, si dhe ata që kanë shërbyer në operacionet ushtarake. Buzëqeshja ia pushtoi fytyrën mbretëreshës, gjersa nëntë aeroplanët e Shigjetave të Kuqe të Forcave Ajrore Mbretërore fluturuan së bashku dhe lëshuan tym të kuq, të bardhë dhe të kaltër.

Ceremonia tradicionale “Trooping the Colour” zakonisht mbahet në Londër dhe përfshin qindra ushtarakë dhe mijëra spektatorë. Sidoqoftë, për të dytin vit radhazi, nuk ishte e mundur që të mbahej, kështu që u organizua në kështjellën Windsor, e cila është rreth 44 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

E quajtur mini “Trooping the Color”, në këtë ngjarje u paraqitën ushtarët me mantelet e kuqe dhe kapelat e lëkurës së arushës. Gjithsej ishin 275, me 70 kuaj, kurse në vitin e kaluar 85 ushtarët që morën pjesë në ceremoni. Një grusht i vogël mysafirësh u rreshtuan në një pjesë të katërkëndëshit - një ndryshim nga viti i kaluar, kur vetëm ushtria ishte e pranishme.

Edhe Mbretëria e Bashkuar nis një epokë të re Botë Mbretëria e Bashkuar nis një epokë të re

Ceremonia filloi nga përgatitjet tradicionale për betejë. Ngjyrat - ose flamujt - "kaluan", ose u bartën nëpër rreshtat e ushtarëve, në mënyrë që ata të mund të shiheshin dhe njiheshin në betejë. Nënkoloneli Guy Stone, i cili planifikoi festimet zyrtare të ditëlindjes së mbretëreshës në katërkëndëshin e Kështjellës Windsor, tha se donte të krijonte një "ditë të paharrueshme dhe gazmore" për mbretëreshën.

Ceremonia u mbajt disa muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj 99-vjeçar, princit Philip, varrimi i të cilit u bë gjithashtu në kështjellën Windsor.