Dua Lipa ka konfirmuar se ka shtyrë turneun e saj evropian, shkaku i situatës me koronavirus.
“Me zemër të rënduar do të shtyjë turneun tim evropian për në shtator dhe tetor 2021. Kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paprecedentë dhe të ndryshueshme dhe është e qartë se është e pamundur të mbajmë turneun në janar dhe shkurt”, ka shkruar Lipa në rrjetet sociale.
Megjithatë, biletat për turneun e saj do të mbesin valide. Ajo u ka kërkuar fansave të saj që t’i mbajnë ato bileta.
“Ju lus që t’i ruani biletat pasi mbeten valide për datat e ricaktuara. Më mungon turneu veçanërisht gjatë kësaj kohe dhe s’më pritet që të ribashkohem me të gjithë ju dhe të festojmë”, ka shkruar Dua Lipa.
Përkundër shtyrjes së turneut, ajo u ka premtuar fansave të saj se do të sjellë gjëra argëtuese.
“Iu premtoj se i kam disa gjëra argëtuese që do t’i sjell. Qëndroni të sigurt dhe përkujdesuni për veten”, ka shkruar ajo.

-
Dua Lipa me zemër të thyer pasi anuloi koncertin në Indonezi
-
Dua Lipa shton një tjetër datë në turne për shkak të kërkesave të mëdha
-
Dua Lipa me turne të madh botëror vitin e ardhshëm, publikon datat
-
Dua Lipa publikon datat e koncerteve në Evropë
-
Celine Dion e shtyn për vitin 2023 turneun në Evropë për shkak të problemeve shëndetësore