Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pamela Anderson thotë se njerëzit janë të “pamëshirshëm”

Aktorja 52-vjeçare e cila njihet për rolin në serinë “Baywatch”, i është drejtuar fansave në Instagram për t’iu treguar se, më shumë do të dëshironte të ishte kafshë sesa njeri.

Poshtë një fotografie bardh e zi ku ajo shihet duke e përqafuar një kali, Pamela, e cila së fundmi u shkurorëzua nga bashkëshorti i saj i katërt, kishte shkruar: “Do të dëshiroja të isha kafshë. Njerëzit janë të pamëshirshëm…”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I wish I was an animal. Humans are cruel ... mostly.

A post shared by The Pamela Anderson Foundation (@pamelaanderson) on

 

Aktorja e bëri këtë postim në rrjetet sociale vetëm disa ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, Jon Peters u fejua me Julia Bernheimin, transmeton Koha.net.

74-vjeçari Peters, kishte qenë i martuar katër herë para se të kurorëzohej me Andersonin, martesë kjo që zgjati vetëm 12 ditë.

Pas kësaj ndarjeje, Pamela Anderson, e cila në të kaluarën kishte qenë e martuar me Tommy Leen, Kick Rockun dhe Rick Salomonin, e mohoi lajmin se Peters ia kishte paguar borxhet gjatë martesës së tyre të shkurtër.

Edhe Pamela Anderson thotë se AI-ja po i bën njerëzit të duken “të mërzitshëm” Showbiz Pamela Anderson thotë se AI-ja po i bën njerëzit të duken “të mërzitshëm”

Ylli televiziv insiston se ajo ka mjaft angazhime në projekte të ndryshme, të cilat ia sigurojnë të ardhurat e mjaftueshme për t’i paguar borxhet e saj.

“Nuk kam nevojë që dikush të mi paguaj faturat. Unë e posedoj një shtëpi 10 milionë dollarësh në Malibu, të cilën e kam lëshuar me qira për gati dy vjet dhe nga e cila i fitoj 40.000 dollarë në muaj. Këto para mjaftojnë për t’i mbuluar të gjitha borxhet dhe harxhimet e mia. Po ashtu fitoj edhe nga punë të tjera,” ka deklaruar Anderson.

Biondina bukuroshe gjithashtu ka treguar se ajo dhe ish-bashkëshorti i fundit kishin hasur në mospajtim rreth mënyrës se si duhet t’i shpenzojë të hollat e saj.