Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pamela Anderson ka braktisur mbrëmjen bamirëse

Aktorja Pamela Anderson (51), e shoqëruar nga i dashuri i saj, futbollisti Adil Rami (33), u largua nga mbrëmja gala e klubit Olympique nga Marseille, në të cilën të martën mbrëma u mblodhën para për t’i ndihmuar fëmijët e varfër në Marseille. Si arsye për largimin e saj të hershëm ajo e ceki një befasi të pakëndshme që i kishte ndodhur atje.

“Mbrëmë isha në mbrëmjen vjetore të klubit të futbollit OM për të ndihmuar në mbledhjen e parave për fëmijët e varfër në Marseille. Për këtë qëllim është mbledhur një sasi e madhe e parave dhe më pas u propozua një befasi "e mrekullueshme", dhe kjo ishte që një pjesë e parave të shkojnë në favor të rindërtimit të ‘Notre Dame’”, - shpjegoi aktorja kanadeze të mërkurën në Twitter.

Në ankand papritmas u ofrua kitara e Bruce Springsteen (69) për të cilën u mblodhën dy herë më shumë para se sa shuma e mbledhur më parë për fëmijët.

“Isha shumë e zemëruar dhe e zhgënjyer dhe e pyeta Adilin nëse mund të largoheshim. Dhe u larguam”, – shkroi ajo.

“Me siguri fëmijëve të Marseille u duheshin më shumë ato 100,000 euro sesa katedrales për të cilën janë mbledhur më shumë se një miliard euro në donacione të disa miliarderëve”, - përfundoi ajo dhe shtoi se shpresonte se OM këtë donacion do ta dërgonte aty ku është e nevojshme.

Edhe Ish-bashkëshorti planifikon t’ia lërë 10 milionë dollarë Pamela Andersonit Showbiz Ish-bashkëshorti planifikon t’ia lërë 10 milionë dollarë Pamela Andersonit

Olympique nga Marseille në një deklaratë të mërkurën tha se gjatë mbrëmjes ishin mbledhur gjithsej 439,760 euro, shkruan KOHA Ditore.

Një ditë pas zjarrit në katedralen e Parisit Notre Dame më 16 prill, presidenti amerikan i OM, Frank McCourt, në Twitter njoftoi se planifikon që një pjesë të fondeve të mbledhura t’i dhurojë për rindërtimin e katedrales.