Showbiz

Oscars: Lady Gaga thyen rekord

Lady Gaga ka thyer një rekord në raport me çmimet prestigjioze “Oscars”.

Këngëtarja amerikane është bërë artistja e parë që arrin të nominohet katër herë për çmim në akademi.

Lady Gaga mori nominimin e saj të katërt për Oscar të martën - i treti në kategorinë e këngës më të mirë origjinale, për bashkë-shkrimin e "Hold My Hand" nga Top Gun: Maverick.

Ajo ishte nominuar më parë për bashkë-shkrimin e "Til It Happens to You" nga The Hunting Ground (2015) dhe "Shalloë" nga “A Star Is Born” (2018), i cili fitoi çmimin.

Oscars do të mbahet më 13 mars në Los Anxhelos.