Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Olivia Newton-John dhe Travolta përsëri së bashku

Më shumë se 40 vjet pas suksesit filmik me mjuziklin ‘Grease’, John Travolta (65) dhe Olivia Newton-John (71) janë rishfaqur si Danny dhe Sandy legjendarë. Të veshur me veshjet e famshme, ata u shfaqën në ngjarjen “Meet n' Grease” në Florida.

Në foton e postuar nga Newton-John në mediat sociale, ajo e kishte veshur një cardigan të verdhë dhe një fund me ngjyrë të përshtatur, sipas modelit të stajlingut të famshëm nga viti 1978, ndërsa Travolta u shfaq me xhaketën e njohur të lëkurës.

“Hera e parë në kostume qëkur e kemi bërë filmin. Jam shumë e emocionuar”,– u krenua Olivia tek fansat e saj.

T’ju rikujtojmë, për shumë vite Olivia Newton-John është duke luftuar me kancerin, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar sëmundja iu kthye për herë të tretë, shkruan KOHA Ditore. Aktorja dhe këngëtarja kohët e fundit e organizoi një ankand artikujsh nga karriera e saj e gjatë për të mbledhur para për spitalin për trajtim.

Në ankand në mesin e 500 artikujve të zgjedhur ishte edhe xhaketa ikonike prej lëkure, të cilën ajo e veshi në film. Çmimi fillestar ishte 200.000 dollarë, por Newton-John në fund i mori edhe të hollat edhe xhaketën. Blerësi anonim nuk e konsideroi si të përshtatshme që ta mbante një artikull të tillë vetëm për vete në dollap, ndërsa Olivian kjo e gëzoi pa masë.

Artikuj të ngjashëm