Showbiz

Olivia Colman: Mbretëresha është feministja më e madhe

Olivia Colman e ka lavdëruar mbretëreshën Elizabeth II si "feministen më të madhe".

Aktorja do ta marrë rolin nga Claire Foy si mbretëresha britanike në sezonin e tretë të ardhshëm të serisë së popullarizuar në Netflix, “The Crown”, dhe theksoi se "ka rënë në dashuri" me mbretëreshën derisa po e mishëron atë për serialin.

”Mbretëresha është feministja më e madhe. Ajo është shtylla e familjes. Ajo është në monedhat dhe kartëmonedhat tona. Princi Philip duhet të ecë pas saj", tha Colman për revistën “Radio Times”. “Ajo rregullonte automobila në Luftën e Dytë Botërore, shkruan KOHA Ditore. Ajo këmbënguli ta voziste një mbret që vinte nga një vend ku femrave nuk u lejohej të vozisin (Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, në Balmoral në vitin 1998). Ajo nuk është një person i turpshëm".

Duke shpjeguar se si eksplorimi i jetës së mbretëreshës ka ndikuar në jetën e saj të përditshme, aktorja e “The Favorite” shtoi: "Definitivisht e kam mishëruar atë, por më pas vetëm fillova ta bëja atë që e thoshte skenari dhe rashë në dashuri me mbretëreshën.

"Ne jemi mësuar që njerëzve t’u mungojë paksa klasa dhe ajo është e kundërta e kësaj. Ajo është e jashtëzakonshme", vazhdoi ylli. "Nuk kam kaluar shumë kohë duke menduar për këtë më parë, por tani e dua atë. Ajo i ka ndryshuar pikëpamjet e mia për gjithçka".

Sezoni i tretë i “The Crown” debuton të dielën.